Lajmet e fundit

Debati publik për monitorimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve

E Marte, 25.06.2013




Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, sot mbajti debat publik për monitorimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve, të cilin e kryesoi zonjusha Jasmina Zhivkoviq, kryetare e komisionit.

Në debat, krahas anëtarëve të komisionit të lartpërmendur, morën pjesë edhe përfaqësuesit e Ministrisë se Administratës Publike, Ministrisë së Drejtësisë, Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, si dhe përfaqësuesit e Institucionit të Avokatit të Popullit, OSBE-së, ECMI i Kosovës dhe të Ambasadës të Zvicrës në Prishtinë.

Në këtë debat publik, kryetarja e Komisionit, zonjusha Zhivkoviq, theksoi se Komisioni për të Drejtat dje Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, duke u bazuar në mandatin e vet dhe në emër të kompetencave, të cilat dalin nga fushëveprimi i punës, ka për synim, që gjatë tërë vitit të bëjë kontrollimin e zbatimit të këtij ligji në teren. Përndryshe, ajo tha se në këtë debat publik marrin pjesë, nga gjithsej nëntë organizata qeveritare, që për fat të keq, ftesës i janë përgjigjur vetëm tri organizata qeveritare dhe po marrin pjesë në këtë debat publik.

Në vazhdim të debatit publik për shkallën e zbatimit të Ligjit për përdorimin e gjuhëve, përfaqësuesit e institucioneve qeveritare theksuan se në krahasim me vitet e mëparshme, gjatë vitit të kaluar, ligji i përmendur më lart, sikurse në niveli qendror , ashtu edhe në nivelin lokal, po zbatohet dhe praktikohet më shumë ne teren., me përjashtim në veri të Kosovës, ku Ligji për përdorimin e gjuhëve nuk respektohet fare, sepse, pothuaj, askund nuk ka mbishkrime në gjuhën shqipe.

Në fund të debatit publik, me qëllim të përmirësimit të implementimit të Ligjit për përdorimin e gjuhëve zyrtare, të pranishmit shfaqën mendimet e veta se do të duhej që të gjithë të angazhohen që ky ligj në tërësi dhe në të gjitha nivelet të zbatohet me përpikëri.

 

Debati publik për monitorimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve