Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim

E Mërkure, 26.06.2013




Në mbledhjen e sotme të Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim I kryesuar nga zonja Jasmina Zhivkoviç- kryetare e Komisionit, u shqyrtuan tre projektligje. Projektligji nr. 04/L-170 për transplantin e organeve, me Raportin dhe amendamentet e Komisionit funksional për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, Projektligji nr. 04/L-131 për skemat pensionale të financuara nga shteti, me Raportin dhe amendamentet e Komisionit funksional për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, si dhe Projektligji nr. 04/L-149 për ekzekutimin e sankcioneve penale, me Raportin dhe amendamentet e Komisionit funksional për Legjislacion.

Pas një debati gjithëpërfshirës, anëtarët e Komisionit përkrahën procedimin e mëtejmë të këtyre tre projektligjeve për miratim në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Në të njëjtën mbledhje të Komisionit, u shqyrtua edhe Projektligji nr. 04/L-167 për Agjencinë kosovare për krahasimin dhe verifikimin e pasurisë, me Raportin me rekomandime të Komisionit funksional për Legjislacion, por pas votimit të anëtarëve të Komisionit, ky projektligj nuk e mori numrin e nevojshëm të votave ,,për'' dhe për këtë shak nuk u miratua.

 

Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim