Lajmet e fundit

Nga Komisioni për Bujqësi ...

E Hënë, 24.06.2013




Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural dhe Mjedis e Planifikim Hapësinor, në mbledhjen e sotme të kryesuar nga Nait Hasani, shqyrtoi aplikacionet e pranuara për drejtor të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës. Gjatë shqyrtimit të aplikacioneve, Komisioni konstatoi se tetë nga aplikuesit për këtë pozicion, shtatë prej tyre kanë dorëzuar aplikacionet e kompletuara dhe do t'i nënshtrohen intervistës. Ndërkaq, për mënyrën e intervistimit, u mor vendim që kandidatët të vlerësohen vetëm në bazë të përgjigjeve që do të japin me gojë. Intervistimi i kandidatëve pritet të bëhet në fillim të javës së ardhshme.

Në këtë mbledhje, u diskutua edhe për ethet hemorragjike që po shkaktojnë rriqrat në komunën e Malishevës si dhe për dëmtuesit e kulturave bujqësore që janë shfaqur në fshatrat: Nebregoshtë, Lokvice, Manastiriricë, Reçanë dhe Struzhë të komunës së Dragashit. Për tu informuar nga afër me këtë problematikë, Komisioni vendosi që në mbledhjen e radhës të ftohen ministrat e ministrive përkatëse, përkatësisht ministri i Ministrisë së Bujqësisë dhe ai i Shëndetësisë.

Nga Komisioni për Bujqësi ...