Lajmet e fundit
GGD-ja priti në një takim ambasadorin britanik, Jan Klif
E Hënë, 24.06.2013
Grupi i Grave Deputete, kryesuar nga kryetarja Teuta Sahatqija, kishte sot një takim me ambasadorin britanik në Kosovë, Jan Klif. Në takim u bë fjalë për aktivitetet që po zhvillohen rreth sigurimit të mjeteve për blerjen e mamografit mobil, pajisje kjo që mundëson zbulimin e hershëm ta kancerit të gjirit. Me këtë rast ambasadori Jan Klif, njoftoi GGD-në se Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar për blerjen e mamografit jep 3 mijë euro.