Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e FSK-së
E Premte, 21.06.2013
Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të Forcës së Sigurisë së Kosovës, kryesuar nga kryetari i komisionit, Ahmet Isufi, pasi shqyrtoi realizimin e planit të punës së Komisionit për gjashtë mujorin e parë të vitit 2013, shfaqi shqetësimin rreth disa të dhënave në publikimin e raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH), në të cilin raport janë dhënë vërejtje për Kosovën lidhur me trafikimin e qenieve njerëzore.
Pas diskutimit të anëtarëve të komisionit lidhur me vërejtjet për Kosovën në raportin e DASH-it dhe raportin e Freedom House, Komisioni u dakordua që të kërkojë informata nga Ministria e Punëve të Brendshme lidhur me trafikimin e qenieve njerëzore, trafikimin me narkotikë, krimin e organizuar, korrupsionin, si dhe ekstremizmin dhe radikalizmin në Kosovë.