Lajmet e fundit
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, i dërgoi një telegram urimi kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve të Parlamentit Britanik, z. John Bercow
E Enjte, 20.06.2013
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, i dërgoi një telegram urimi kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve të Parlamentit Britanik, z. John Bercow, me këtë përmbajtje:"
I nderuar Zoti Kryetar,
Me rastin e Ditëlindjes së M. S. Mbretëreshës Elizabeth II, në emrin tim dhe të Kuvendit të Republikës së Kosovës, kam kënaqësinë e veçantë t' jua përcjell urimet më të sinqerta Juve dhe tërë popullit Tuaj.
Duke vlerësuar lart marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve dhe parlamenteve tona, shpreh bindjen që ato do të thellohen dhe zgjerohen në vazhdimësi. Me këtë rast, dëshiroj edhe njëherë t'ju siguroj për vullnetin dhe dëshirën tonë për bashkëpunim midis Parlamentit Britanik dhe Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Shfrytëzoj këtë rast t'u shpreh mirënjohjen tonë të thellë për gjithë ndihmën që Mbretëria e Bashkuar dhe institucionet e saj shtetërore kanë dhënë për Kosovën në këto vite vendimtare të historisë së saj.
Ju lutem Shkëlqesi, pranoni shprehjen e konsideratës sime më të lartë", thuhet në telegramin e urimit të kryekuvendarit Krasniqi.