Lajmet e fundit

U mbajt tryeza lidhur me Rezolutën për Fuqizimin e Gruas “ Parimet e Prishtinës”

E Mërkure, 19.06.2013




Grupi i Grave Deputete në bashkëpunim me NDI-në organizoi sot tryezën, në të cilin u diskutua lidhur Rezolutën për Fuqizimin e Gruas " Parimet e Prishtinës" .Takimin e hapi kryetarja e GGD-ËS znj. Teuta Sahatqija, e cila tha se " Parimet e Prishtinës" të dala nga Samiti i gruas i organizuar nga presidentja e Republikës së Kosovës, hynë në fuqi pas shndërrimit të këtyre parimeve në një rezolutë e cila u aprovua me koncenzus të plotë nga të gjitha deputetet. Tanimë është koha që nga kjo rezolutë nga secila pikë e saj të dalin veprimet konkrete, strategjitë dhe objektivat për realizimin e saj, ashtu siç u realizua Oda ekonomike e grave. Në takim u bisedua lidhur me inkurajimin institucioneve të ndryshme, ku kërkohet eliminimi i pengesave të ndryshëm dhe realizimi i planeve konkrete dhe me afate. U diskutua edhe për përfaqësimin politik, ekonomik, të sigurisë etj. Znj. Suzan Novobërdali tha se në Parlament po bëhet një punë e mirë sa i përket legjislacionit, dhe ka kujdes të shtuar për përfshirjen e perspektivës gjinore.
Më pastaj znj. Maureen A. Shauket, drejtore e Misionit të USAID-it ne Kosovë tha se është me rëndësi që në Kosove po ndodhin për çdo ditë ndryshime, në funksion të zhvillimit të gjithmbarshëm.


Antigona Baxhaku tha se gratë në botë përfaqësojnë, jo vetëm 50% të popullsisë, por edhe 50% të potencialit intelektual, ekonomik etj, prandaj edhe duhet angazhuar që ky potencial të jetë në funksion të zhvillimit politik, demokratik, ekonomik etj.


Kurse panelistja tjetër znj. Vjollca Krasniqi e cila foli për Sigurinë e Gruas dhe qasjen e saj në drejtësi, tha: "duhet bërë më tepër për të drejtat e gruas me ligj sa i përket sigurisë së saj, të drejtës në pronë, trashëgim, dhe sidomos duhet angazhuar për luftimin e dhunës ndajë gruas".
Linda Shala foli për nevojën e fuqizimit ekonomik të gruas, buxhetimin gjinor, si dhe krijimin e mjedisit të favorshëm për biznes.


Në diskutim morën pjesë edhe deputetet: Alma Lama, Donika Kadaj- Bujupi dhe Lirie Kajtazi, si dhe pjesëmarrëse tjera në në tryezë Ilirjana Jaka, Mirlinda Kusari etj.

 

U mbajt tryeza lidhur me  Rezolutën për Fuqizimin  e Gruas  “ Parimet e Prishtinës”