Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore...
E Mërkure, 19.06.2013
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione, në mbledhjen e sotme të kryesuar nga Suzan Novobërdali, kryetare e Komisionit, shqyrtoi Raportin për monitorimin e Ligjit për barazi gjinore. Gjatë shqyrtimit të tij, Komisioni kërkoi nga grupi punues për monitorimin e Ligjit që në Raport të përfshihet edhe numri i saktë i të punësuarave në të gjitha ministritë. Ndërsa, për sa u përket rekomandimeve të Raportit (15 sosh), Komisioni vlerësoi se ato janë në harmoni me të gjeturat gjatë monitorimit të Ligjit.
Në këtë mbledhje, Komisioni shqyrtoi edhe një peticion, për të cilin formuloi edhe rekomandimet lidhur me të.