Lajmet e fundit
Nga Mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë
E Mërkure, 19.06.2013
Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI) mbajti sot mbledhjen e radhës.
Në këtë mbledhje të kryesuar nga Florin Krasniqi, kryetar i Komisionit, u diskutua për realizimin e Planit të punës së Komisionit për gjashtë mujorin e parë të këtij viti. Komisioni vlerësoi se agjenda e paraparë për këtë gjashtë mujor në masën më të madhe është përmbushur. Në këtë mbledhje, u diskutua edhe për pjesëmarrjen e Komisionit në punimet e tryezës së punës të cilën do ta organizojë DCAF-i. Në këtë tryezë e cila do të mbahet në Ohër prej 24-26 qershor 2013, u tha se temë e debatit të jetë: mbikëqyrja e sigurisë dhe inteligjencës.
Po ashtu, në këtë mbledhje, Komisioni vlerësoi se Ligji për verifikimin e informacioneve duhet të pësojë ndryshime, andaj lidhur me këtë u vendos që të procedohet sipas Rregullores së Punës së Kuvendit.