Lajmet e fundit

Kryekuvendari Krasniqi priti ambasadorin jorezident të Kuvajtit për Kosovën, z. Najeeb Al-Bader

E Hënë, 17.06.2013




Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, priti sot në një takim kurtoazie ambasadorin jorezident të Kuvajtit për Kosovën, z. Najeeb Al-Bader. Pasi u falënderua për pritjen, z. Najeeb Al-Bader, vlerësoi lart bashkëpunimin ndërmjet Kuvajtit dhe Kosovës, i cili është gjithnjë në rritje. Ai u shpreh i impresionuar me arritjet që po shënon Kosova në të gjithë lëmenjtë. Në vijim ambasadori i Kuvajtit foli edhe për nevojën e shtimit të investimeve nga ana e Kuvajtit në Kosovë.

Kryekuvendari Krasniqi në fjalën e tij theksoi se ndërmjet Kosovës dhe Kuvajtit janë krijuar baza të mira për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe. Ai në vijim i bëri një vështrim edhe punës së Kuvendit të Kosovës në lëmin e legjislacionit, duke theksuar se edhe me ligje krijohen mundësi për investime të gjera në Kosovë.

Kryekuvendari Krasniqi priti ambasadorin jorezident të Kuvajtit për Kosovën, z. Najeeb Al-Bader