Lajmet e fundit

Nga mbledhja plenare e Kuvendit të Kosovës

E Enjte, 13.06.2013




Në fillim të seancës së sotme të rregullt të Kuvendit të Republikës së Kosovës, të drejtuar nga dr. Jakup Krasniqi, kryetar i Kuvendit, deputetët kanë bërë deklarime jashtë rendit të ditës, si dhe kanë shtruar pyetje parlamentare për punën e Qeverisë së Kosovës.

Në vazhdim të seancës deputetët kanë shqyrtuar për herë të parë Projektligjin për tregtinë e mallrave strategjike, të cilin e ka prezantuar ministrja Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila. Ajo ka theksuar se Projektligji është hartuar në teknikë të mirë dhe konform ligjeve më të mira të vendeve të Bashkimit Evropian që e rregullojnë këtë çështje. Ajo ka pohuar se me miratimin e këtij projektligji do të krijohet bazë e mirë e infrastrukturës ligjore për tregtinë e mallrave strategjike dhe do të ngrihet siguria kombëtare e Kosovës edhe në planin parandalimit të prodhimit dhe të tregtimit të mjeteve të shkatërrimit në masë.

Projektligjin në fjalë, në emër të Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, e ka paraqitur Zenun Pajaziti, kurse në vazhdim e kanë mbështetur në emër të grupeve të tyre parlamentare:Sala Berisha-Shala (PDK), Teuta Sahatqija (LDK), Visar Ymeri (Vetëvendosje!), Ramiz kelmendi (AAK), Myzejene Selamni (KKR), Myfera Shinik (6+) dhe Goran Marinkoviq (Ardhmëria e Pëebashkët).

Si përfundim deputetët me shumicë votash e kanë miratuar projektligjin në fjalë duke i autorizuar komisionin funksional dhe komisionet e përhershme që në afatin e paraparë (deri në shqyrtim të dytë) t'i paraqesin për Kuvendin raportet me rekomandime.

Deputetët, ndërkaq , kanë shqyrtuar për herë të dytë i Projektligjit për produktet e ndërtimit, duke e miratuar atë përfundimisht.

Po në këtë seancë deputet deputetët kanë votuar për zgjedhjen e një anëtari të Komisionit të Pavarur për Media.

Pas votimit rezultoi se asnjëri nga dy kandidatët e përzgjedhur nga Komisioni ad-hoc: Drita Lulaj-Berisha dhe lmi Aliu, nuk e fitoi numrin e nevojshëm të votave për anëtar në Komisionin e Pavarur për Media . Konkursi për këtë anëtar të KPM-së duhet përsëritur.

 

Nga mbledhja plenare e Kuvendit të KosovësNga mbledhja plenare e Kuvendit të KosovësNga mbledhja plenare e Kuvendit të KosovësNga mbledhja plenare e Kuvendit të Kosovës