Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Legjislacion

E Marte, 11.06.2013




Komisioni për Legjislacion, kryesuar nga Arben Gashi, as në mbledhjen e sotme nuk hodhi në votim Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes së parë ndërkombëtare, të parimeve që rregullojnë normalizimin e marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë dhe të planit të zbatimit për këtë marrëveshje. Shkas për këtë ishte mos-harmonizimi i qëndrimeve lidhur me tekstin e marrëveshjes sipas gjuhëve (shqip, serbisht dhe anglisht). Përpos kësaj, anëtarët e Komisionit kërkuan nga Qeveria sqarime shtesë edhe për aneks marrëveshjen, përkatësisht, planin e zbatimit për këtë marrëveshje.

Përkundër insistimit për konsensus brenda Komisionit, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje (VV) Albulena Haxhiu, ndërkaq, edhe në mbledhjen e sotme ritheksoi qëndrimin e VV-së kundër Marrëveshjes dhe Planit për implementimin e saj, duke kërkuar po ashtu që mendimin për kushtetutshmërinë për këtë Projektligj ta japë Gjykata Kushtetuese.

 

Mbledhja e Komisionit për Legjislacion