Lajmet e fundit
Deklaratë e kryekuvendarit Krasniqi me rastin e 12 Qershorit
E Marte, 11.06.2013
Me rastin e 12 Qershorit - Ditës së Lirisë, kryetari i Kuvendit të Kosovës,dr. Jakup Krasniqi dha një deklaratë më këtë përmbajtje:
"Dita e Lirisë-12 Qershori, është një nga ditët më të shënuara në kalendarin historik të Republikës së Kosovës. Çlirimi i Kosovës, pas një pushtimi të egër shekullor , pas aq shumë përballjeve, sakrificave të panumërta dhe luftës së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe komandantit të saj legjendar Adem Jashari ,shpallja e Kosovës shtet sovran dhe i pavarur, janë ditë të shënuara me shkronja ari në historinë tonë më të re.
Shteti i Kosovës sot është një faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon . Ajo sot ka miq gjithandej botës,që dëshmohet edhe me njohjen e saj nga 99 shtete . Kosova në rrugën e saj të zhvillimit ekonomik dhe integrimeve euro -atlantike ka mbështetjen e pakufishme të Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, si dhe të shumë shteteve të tjera të botës ", theksohet në deklaratën e kryekuvendarit Krasniqi.