Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane

E Hënë, 10.06.2013




Komisioni për Integrime Evropiane, të cilin kryesoi z. Lutfi Haziri, kryetar i Komisionit, mbajti sot mbledhjen e komisionit, me ç'rast u diskutua Projektligji nr. 04/L-149 për Ekzekutimin e sanksioneve penale, me amendamentet e Komisionit funksional, në aspekt të harmonizimit me legjislacionin e BE.
Në mbledhje, krahas anëtarëve të komisionit morën pjesë edhe përfaqësuesit e Odës Ekonomike të Kosovës.
Pas një diskutimi të gjithanshëm, anëtarët e komisionit miratuan Projektligjin nr. 04/L-149 për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale, me amendamentet e Komisionit funksional.

 Nga mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane