Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për të drejtat dhe interesat e komuniteteve dhe kthim

E Marte, 28.05.2013




Në mbledhjen e sotme të Komisionit për të drejtat dhe interesat e komuniteteve dhe kthim, të kryesuar nga znj. Jasmina Zhivkoviq, kryetarja e re e Komisionit, janë shqyrtuar dy projektligje, Projektligji nr. 04/L-187 mbi shenjat gjeografike, me raportin dhe amendamentet e Komisionit funksional për zhvillim ekonomik, infrastrukturë, tregti dhe industri si dhe Projektligjit nr. 04/L-185 mbi tarifat e veçanta të akcizës për prodhimtarinë fillestare dhe prodhimin me pakicë të produkteve alkoolike të prodhuara në Kosovë, me raportin dhe amendamentet e Komisionit Funkcional për buxhet dhe financa.

Pas një shqyrtimi të gjithanshëm, anëtarët e Komisionit mbështeten procedimin e mëtejmë të dy projektligjeve (për miratim në Kuvendin e Kosovës).

Përndryshe, në këtë mbledhje të Komisionit në rendë dite ishte edhe shqyrtimi i projektligjit nr. 04/L-181 mbi produktet ndërtimore, me raportin dhe amendamentet e Komisionit funksional për zhvillim ekonomik, infrastrukturë, tregti dhe industri, mirëpo pas debatit, ky projektligj i është kthyer Komisionit funksional në rishqyrtim.

Nga mbledhja e Komisionit për  të drejtat dhe interesat e  komuniteteve  dhe kthim