Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Arsim,Kulturё, Rini, Sport, Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media

E Mërkure, 05.06.2013




Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Arsim,Kulturё, Rini, Sport, Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media, të kryesuar nga Idriz Vehapi, kryetar i Komisionit, u shqyrtua Raporti vjetor i punës për vitin 2012 i Këshillit të Kosovës për Trashëgiminë Kulturore. Gjatë diskutimit u theksua se ky Raport nuk është i Këshillit, por i sekretarisë (pjesës ekzekutive), pasi në mungesë të Ligjit për Trashëgiminë Kulturore nuk është bërë zgjedhja e anëtarëve të Këshillit të Kosovës për Trashëgiminë Kulturore. Shikuar nga ky aspekt, u tha se Raporti është inekzistent. Gjatë diskutimit u theksua nevoja e hartimit dhe aprovimit sa më të shpejtë të Ligjit për trashëgiminë kulturore, në mbështetje të të cilit do të zgjedheshin edhe anëtarët e Këshillit për Trashëgiminë Kulturore.

Në përfundim të debatit, me shumicë votash, Komisioni përkrahu procedimin e Raportit në Kuvend, por i rekomandon Kuvendit që të mos e miratojë atë.

 

Mbledhja e Komisionit për Arsim,Kulturё, Rini, Sport, Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media