Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale
E Mërkure, 05.06.2013
Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale i Kuvendit të Kosovës, në mbledhjen e sotme, të kryesuar nga Fikrim Damka, kryetar, ka shqyrtuar Projektligjin për skemat pensionale të financuara nga shteti dhe atë për transplantimin e organeve.
Komisioni i përkrahu të dy projektligjet, me amendamentet e propozuara, dhe i procedoi për shqyrtim në komisionet kryesore të Kuvendit.