Lajmet e fundit

Nga Mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencionit Kosovar për Inteligjencë

E Marte, 04.06.2013




Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencionit Kosovar për Inteligjencë, nën kryesimin e zëvendëskryetarit Fadil Demaku, mbajti sot mbledhjen e radhës. Në këtë mbledhje, Komisioni shqyrtoi Projektligjin për përgjimin e telekomunikimeve. Gjatë debatit lidhur me këtë Projektligj, u vunë re dallime të thella në mes anëtarëve të Komisionit. Pas debatit, kryesuesi e hodhi në votim për miratimin e tij në parim Projektligjin, ku rezultoi me vota të barabarta, përkatësisht tri për dhe po aq kundër, ndërsa pati edhe një abstenim.

Nga Mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencionit Kosovar për Inteligjencë