Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik...
E Marte, 04.06.2013
Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, në mbledhjen e mbajtur sot, miratoi në parim Projektligjin për tregtinë e mallrave strategjike
Lidhur me këtë projektligj, Komisioni formoi edhe grupin punues, në të cilin do të jenë: Myzejene Selmani, kryesuese, ndërsa, Teuta Sahatqija dhe Sala Berisha -Shala anëtare. Lidhur me Raportin e Komisionit Qeveritar për privatizimin e 75 % të aksioneve të PTK-së, ndërkaq, për të cilin ishte paraparë të diskutohet në këtë mbledhje, Komisioni vendosi të organizojë dëgjim publik.