Lajmet e fundit
Nga Komisioni për Bujqësi ...
E Hënë, 03.06.2013
Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural dhe Mjedis e Planifikim Hapësinor, në mbledhjen e sotme të kryesuar nga Nait Hasani, (një pjesë e mbledhjes është kryesuar nga nënkryetari, Liburn Aliu), shqyrtoi vërejtjet e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), lidhur me Projektligjin për shfrytëzimin, administrimin dhe mirëmbajtjen e ndërtesave në bashkëpronësi.
Në mbledhje ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit e MMPH-së dhe këshilltari rezident i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Bill Donovan. Gjatë shqyrtimit të rekomandimeve, Komisioni kërkoi nga përfaqësuesit e MMPH-së, që të riformulojë disa nga rekomandimet dhe të bëjë renditjen e tyre në kapitujt adekuat të Projektligjit.