Lajmet e fundit
Përfaqësuesit e komuniteteve u takuan me përfaqësuesit e Nënkomisionit Parlamentar të NATO-s
E Mërkure, 29.05.2013
Përfaqësuesit e komuniteteve, u takuan sot me përfaqësuesit e Nënkomisionit Parlamentar të NATO-s, të cilin e ka kryesuar Ojars Eriks Kalins (Letonija) në përbërje të së cilit ishin edhe përfaqësuesit nga Sllovenia, Turqia, Britania e Madhe, Gjermania dhe Belgjika.
Në këtë takim z. Kalninis, duke u falënderuar në pritje përfaqësuesve të komuniteteve, i theksoj arsyet e vizitës në Kosovë, duke potencuar interesimin për pozitat e komuniteteve në Kosovë, integrimin e komuniteteve nacionale që jetojnë dhe punojnë në Kosovë, si dhe bashkëpunimin që kanë me përfaqësuesit e KFOR- it dhe njëherit mendimin e tyre në lidhje me marrëveshjen e paradokohshme të arritur në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Në vazhdim përfaqësuesit e komuniteteve i informuan mysafirët nga Parlamenti i NATO-s mbi pozitën e komuniteteve nacionale që punojnë dhe jetojnë në Kosovë. Veçanërisht nga aspekti politik, i sigurisë, arsimit, aspekti ekonomik dhe pozita sociale. Në vazhdim Sasha Rashiqi theksoi se secila bashkësi ka kërkesa dhe probleme të ndryshme dhe se situata e sigurisë është e ndryshme në veriun e Kosovës nga situata në jug. Ai tha se është mirë që u arrit marrëveshja në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe mendon që ajo marrëveshje do të implementohet në terren. Myfera Shinik theksoi se komuniteti turk i gëzon të gjitha të drejtat të cilat ua garanton Kushtetuta e Kosovës dhe se një problem të vogël e paraqet ajo që Ligji për gjuhët nuk implementohet në tërësi si dhe Ligji për dokumentet personale (në komunat ku gjuha turke është gjuhë zyrtare). Duda Bale, theksoi se në Kosovë jetojnë rreth 30 mijë boshnjakë që shumë mirë janë integruar në shoqërinë Kosovare, por është problemi edhe pse është rregulluar me Paketën e planit të Ahtisarit. Boshnjakët nuk e kanë asnjë komunë (p.sh. në Zhupë ose në Vitomiricë) ku ata përbëjnë shumicën e banorëve. Albert Kinolli tha se Romët janë të prezantuar në nivelin lokal dhe qendror, si dhe janë të integruar në shoqërinë kosovare, dhe se shpreson që marrëveshja e arritur në mes të Kosovës dhe Serbisë do të implementohet plotësisht në terren. Dalibor Jeftiqi, si ministër për Komunitet dhe Kthim theksoi se situata e sigurisë ajo ekonomike dhe sociale në Kosovë janë parakusht që të ikurit të kthehen në trojet e tyre, dhe shpreson se me përmirësimin e situatave të numëruara më herët në Kosovë edhe procesi i kthimit të serbëve dh personave të tjerë të shpërngulur do të intensifikohet. Ministri për punë dhe çështje sociale, Nenad Rashiqi, theksoi se për bashkësitë jo shumicë në Kosovë është me rëndësi të jashtëzakonshme që në Kuvendin e Kosovës edhe dy mandatet e ardhshme të zbatohet rezervimi i vendeve për deputetët e komuniteteve dhe shpreson se marrëveshja plotësisht do të zbatohet në terren.
Në fund të takimit përfaqësuesit e komuniteteve u përgjigjën në pyetjet e shumta të cilat ua parashtruan anëtarët e Nënkomisionit Parlamentar të NATO/s.