Lajmet e fundit

Me rastin e Një Qershorit, Ditës së Fëmijëve, kryetari i Kuvendit të Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, uron të gjithë fëmijët e vendit tonë

E Premte, 31.05.2013




Në urimin e kryekuvendarit thuhet:"

Të dashur fëmijë,

Një Qershori nga shumë vende të botës është pranuar dhe njohur si Dita e Fëmijëve, prandaj edhe ne e festojmë këtë festë si Ditë ndërkombëtare të fëmijëve. Festimet në kuadër të kësaj dite bëhen edhe për ngritjen e vëmendjes dhe mirëqenies suaj. Mbrojtja e të drejtave tuaja përben një obligim kushtetues për shoqërinë tonë të re demokratike.


Gëzuar Ditën e Fëmijëve!", theksohet në urimin e kryekuvendarit Krasniqi.

 

Me rastin e Një  Qershorit, Ditës së Fëmijëve, kryetari i Kuvendit të Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, uron të gjithë fëmijët e vendit tonë