Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik...

E Marte, 28.05.2013




Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, zv. kryeministrja e Qeverisë së Kosovës dhe ministre në Ministrisë e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari- Lila, sqaroi lidhur me Projektligjin për tregun e naftës dhe produkteve të naftës në Kosovë. Këtë sqarim, ajo e bëri pas diskutimeve që kanë rrjedhur gjatë mbledhjes plenare të Kuvendit, të mbajtur më 16 maj 2013, ku është thënë se Projektligji është anti Kushtetues dhe krijon monopol të këtij produkti. Lidhur me pretendimet e disa anëtarëve të Komisionit, kryesisht të opozitës, se projektligji është në kundërshtim me nenin 10 të Kushtetutës së Kosovës, Lila propozoi ndryshimin e nenit pesë paragrafi shtatë. Ky nen, i cili rregullon mënyrën e dhënies së licencës së importit të naftës dhe produkteve të saj, është propozuar që të hyjë në fuqi pas 3.5 viteve.

Lidhur me propozimet e paraqitura të ministres, Komisioni do të vendosë në mbledhjet në vijim të Komisionit, pas qëndrimeve që do të paraqiten nga grupi punues për këtë Projektligj.

Nga mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik...