Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut...
E Marte, 28.05.2013
Në mbledhjen e sotme të Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione, të kryesuar nga kryetarja , Suzan Novobërdali, u shqyrtua Raporti për monitorimin e Ligjit për barazi gjinore. Gjatë debatit lidhur me të, Komisioni vendosi që rekomandimet e paraqitura nga deputeti, Kurtan Kajtazi, të inkorporohen në Raport. Pas kësaj, u mor vendim që në mbledhjen e radhës Komisioni edhe një herë të shqyrtojë Raportin.
Komisioni në mbledhjen e sotme shqyrtoi edhe disa ankesa dhe peticione të qytetarëve.