Lajmet e fundit

Kryeparlamentari Krasniqi do të presë delegacionin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s

E Marte, 28.05.2013




Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, do të presë nesër (më 29.5.2013) delegacionin e Nënkomisionit të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, i cili drejtohet nga: Marit NYBAKK, kryetar i Komisionit (Norvegji), Beatriz RODRIGUEZ-SALMONES, nënkryetare (Spanjë), dhe Daniel BACQUELAINE, raportues (Belgjikë).

Në takim do të marrin pjesë edhe nënkryetarët e Kuvendit të Kosovës.

Vendi: salla C-301

Koha: 9:30-10:15

Kryeparlamentari Krasniqi do të presë delegacionin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s