Lajmet e fundit

Kryekuvedari Krasniqi priti fëmijët e dëshmorëve nga Turqia, shoqëruar nga ambasadorja e Turqisë , znj. Songul Ozan

E Hënë, 27.05.2013




Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, priti sot në një takim fëmijët e dëshmorëve nga Turqia, të shoqëruar nga ambasadorja e Turqisë në Kosovë, znj.Songul Ozan. Fëmijët nga Turqia shoqëroheshin edhe nga familjarët e dëshmorëve të UÇK-ës, ndërsa vizita ishte organizuar nga Ministria për familje e Turqisë, Ambasada e Kosovës në Turqi, si dhe Shoqata për Familje të dëshmorëve të UÇK-ës nga Kosova.

Duke iu uruar mirëseardhje në Kuvendin e Kosovës, kryekuvendari Krasniqi shprehu mirënjohje për rëndësinë që iu kushtohet fëmijëve të dëshmorëve."Po përpiqemi që të krijojmë një realitet të ri në Kosovë. Të angazhohemi gjithnjë që të përdorim dijen për të larguar konfliktet që shkaktojnë dhembje. Dëshira për një botë pa luftëra është ana më pozitive e njeriut", theksoi kryekuvendari Krasniqi.

Në fjalën e saj, znj.Songul Ozan, vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet Kosovës dhe Turqisë. Këto marrëdhënie duhet të përfshijnë edhe njohjen e miqësinë ndërmjet fëmijëve dhe të rinjve nga të dy shtetet. Arritja e paqes në botë është proces i vështirë, por duhet të punohet në vazhdimësi për të, u shpreh znj.Songul Ozan.

 

 

Kryekuvedari Krasniqi priti fëmijët e dëshmorëve nga Turqia, shoqëruar nga ambasadorja e Turqisë , znj. Songul Ozan