Lajmet e fundit

Kongresistë amerikanë dhe mysafirë nga rajoni e Evropa, vizituan vende të ndryshme të Kosovës

E Diel, 26.05.2013




Kongresistë amerikanë dhe mysafirë nga shtetet fqinje dhe Evropa, të cilët kanë vizituar Kosovën si pjesëmarrës në takimin e 10-të të Evropës Juglindore - Lutjet e Mëngjesit në Kosovë, sot, në ditën e fundit të qëndrimit të tyre, vizituan vende të ndryshme të Kosovës.

Me këtë rast ata ishin të shoqëruar nga kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës në Kuvendin e Kosovës, Adem Grabovci dhe ambasadori i Kosovës në Japoni, Ahmet Shala, si dhe deputetë të tjerë të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Me këtë rast ata bënë një vizitë në manastirin e Graçanicës, në Mitrovicë, Prekaz e Prizren. Po ashtu, një pjesë e këtij delegacioni vizitoi edhe kishën katolike në Letnicë.

Gjatë vizitës së tyre në Mitrovicë delegacioni së bashku me kryetarin e Komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati, vizituan Urën e Ibrit, për t'u njoftuar për së afërmi edhe me zhvillimet e fundit në veri.

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati, pasi foli për situatën e gjertanishme në veri tha se situatën e tensionuar në pjesën veriore të Mitrovicës po vazhdojnë ta mbajnë strukturat kriminale serbe. "Fatmirësisht marrëveshja është arritur, andaj mendoj se sipas planit dhe dinamikës kjo gjendje do të tejkalohet. Më vjen mirë dhe shpresoj që për herë të fundit do të keni rastin ta shihni këtë barrikadë këtu", u tha ai këtij delegacioni.

Ndërsa kongresmeni amerikan Robert Aderholt, tha se shpreson që me arritjen e marrëveshjes në Bruksel, situata në këtë pjesë do të përmirësohet.

Tutje, kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës në Kuvendin e Kosovës, Adem Grabovci, tha se ne e kemi arritur qëllimin tonë duke dërguar mesazhe pozitive para botës demokratike. "Edhe me këtë vizitë ne u mundësuam miqve tanë nga kongresi amerikan, Evropa e vendet fqinje, që ta shohin për së afërmi realitetin dhe ta kuptojnë të gjithë se shpirti ynë është i civilizuar dhe se mesazhet tona kanë qenë pozitive. Për ne është me rëndësi që e gjithë bota demokratike ta identifikojë shumë qartë se kush është pengues dhe kush është i ngarkuar me mendimet e së kaluarës", tha Grabovci, duke shtuar se e mbështetë fjalën e kryetarit të Mitrovicës dhe se shpreson e beson fuqishëm se kjo pengesë i ka ditët e numëruar, tha Grabovci.

Më tej kongresisti amerikan Robert Aderholt dhe mysafirët tjerë nga shtetet fqinje dhe vendet e Evropës vizituan edhe Prekazin, me ç‘rast bënë homazhe tek varrezat e Jasharajve, si dhe vizituan kompleksin memorial "Adem Jashari".

Më tej, ata bënë një vizitë edhe tek "Lidhja e Prizrenit" në Prizren, me ç‘rast u pritën po ashtu nga kryetari i komunës së Prizrenit, Ramadan Muja.

 

Kongresistë amerikanë dhe mysafirë nga rajoni e Evropa, vizituan vende të ndryshme të KosovësKongresistë amerikanë dhe mysafirë nga rajoni e Evropa, vizituan vende të ndryshme të KosovësKongresistë amerikanë dhe mysafirë nga rajoni e Evropa, vizituan vende të ndryshme të Kosovës