Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Mjedis dhe Planifikim Hapësinor
E Premte, 24.05.2013
Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural dhe Mjedis e Planifikim Hapësinor, mbajti sot mbledhjen e radhës, të kryesuar nga kryetari i Komisionit, Nait Hasani. Në fillim të mbledhjes, kryetari Hasani, i falënderoi anëtarët e Komisionit për pjesëmarrjen e tyre në aksionin "Ta pastrojmë Kosovën", ndërkaq, në vijim u formuan grupet punuese për amendamentimin dhe monitorimin e disa ligjeve. Lidhur me Projektligjin për trajtimin e ndërtimeve pa leje dhe për Projektligjin për planifikim hapësinor, u vendos që në grup punues të angazhohen të gjithë anëtarët e Komisionit. Në grupin punues të Projektligjit për ZRRU-në, ndërkaq, do të jenë Nait Hasani e Sali Morina. Po ashtu, në këtë mbledhje u formua edhe grupi punues për Projektligjin e inspektoratit, si dhe grupet punuese për monitorimin e Projektligjit për ajrin, zhurmën, pyjet dhe verërat.