Lajmet e fundit
Të shtunën mbahet Takimi i 10-të i Evropës Juglindore-Lutjet e Mëngjesit në Kosovë
E Premte, 24.05.2013
Nesër, më 25.5.2013, në Hotelin Emerald në Prishtinë, mbahet takimi i 10-të i Evropës Juglindore -Lutjet e Mëngjesit në Kosovë.
Pos drejtuesve kryesor inistitucional të vendit, deputetëve dhe personaliteteve nga jeta politike, kulturore dhe religjioze të vendit, në këtë takim marrin pjesë edhe rreth njëqind mysafirë nga vende të ndryshme të botës.
Po jua bashkëngjisim edhe agjendën e përafërt të këtij takimi:
E SHTUNË, 25 maj
8:30 LUTJA E MËNGJESIT
Hotel Emerald
9:00 Folësit kryesor nga Kosova, rajoni dhe kryesuesit ndërkombëtarë
10:00 Pauzë
10:30 Takimi vazhdon me folës të ndryshëm
15.00 Mbyllja e takimit
E DIELE, 26 maj
Për mysafirët organizohen shëtitje në pjesë të ndryshme të Kosovës.