Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa

E Premte, 24.05.2013




Komisioni për Buxhet dhe Financa i Kuvendit të Republikës së Kosovës, i kryesuar nga Safete Hadërgjonaj, kryetare, ka shqyrtuar sot dy raporte vjetore financiare, një raport tremujor të shpenzimeve dhe një propozim.

Duke e paraqitur raportin e shpenzimeve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2012, anëtari i këtij Komisioni, Florian Dushi, vlerësoi se shpenzimi i ulët i buxhetit lidhet me planifikimin për mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale dhe mosmbajtjen e tyre gjatë vitit të kaluar. Pjesa tjetër e buxhetit ndërkaq, sipas tij, është shpenzuar sipas planifikimeve.

Anëtarët e komisionit e përkrahën raportin dhe i rekomanduan seancës plenare miratimin e tij.

Komisioni përkrahu, gjithashtu, raportin financiar vjetor të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, të cilin e paraqiti kryetari i këtij Autoriteti, Ahmet Krasniqi.

Në vazhdim, u përkrah propozimi i Panelit Vlerësues të Bankës Qendrore për plotësimin e një pozite për anëtar joekzekutiv të Bordit të BQK-së dhe u procedua për në seancë.

Komisioni përkrahu edhe raportin tremujor të shpenzimeve të Kuvendit të Kosovës për vitin 2013, të cilin e paraqiti sekretari i përgjithshëm i Kuvendit, Ismet Krasniqi.

 

Nga mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa