Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së

E Premte, 24.05.2013




Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, kryesuar nga kryetari Ahmet Isufi, u shqyrtua në parim Projektligji nr. 04/L-173 për Përgjimin e Telekomunikimeve.
Me këtë rast anëtarët e komisionit u dakorduan që ky projektligj të procedohet në mbledhjen e Kuvendit, me rekomandimin e komisionit që Projektligji nr. 04/L-173 për Përgjimin e Telekomunikimeve t'i kthehet qeverisë.

Më tej u shqyrtua dhe u përkrah për procedim të mëtejmë Projektligji për Komisionarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës për Forcën e Sigurisë dhe Policinë e Kosovës.

Mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së