Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale

E Mërkure, 22.05.2013




Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale i Kuvendit të Kosovës, në mbledhjen e sotme, të kryesuar nga Fikrim Damka, kryetar, ka diskutuar për Projektligjin për transplantimin e organeve, i cili është në fazën e amendamentimit në komision.

Komisioni diskutoi edhe për letrën me komente të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, përkitazi me disa aspekte përmbajtësore të këtij projektligji dhe u pajtua që grupi punues të vazhdojë punën në amendamentimin e tij.

Nga mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale