Lajmet e fundit

Debat publik për mbikëqyrjen e Planit aksional për zbatimin e Strategjisë për integrimin e komunitetit rom, ashkalinjë dhe egjiptas, 2009-2015.

E Hënë, 20.05.2013




Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim I kryesuar nga z, Albert Kinolli, zëvëendës i dytë i kryetarit të Komisionit, sot mbajti debat public për monitorimin e Planit aksional për zbatimin e Strategjisë për integrimin e komunitetit rom, ashakalinjë e egjptas, 2009-2015.

Në këtë debat publik, përveç anëtarëve të Komisionit, morën pjesë edhe përfaqësuesit e Ministrisë së Administratës Publike, në krye me ministrin z. Mahir Jagcilar, të Ministrisë së Forcës së Sigurisë, në krye me ministrin z. Agim Çeku, të Ministrisë për Komunitete e Kthim, në krye me ministrin z.Dalibor Jeftiæ, të Ministrisë së Punëve të Brendshme, në krye me zëvendësministrin z.Saša Rašiæ, të Ministrisë së Arsimit, Shkencës e Teknologjisë, në krye me zëvendësminsitrin z.Usmen Baldži, si dhe drejtori i Zyrës për çështje të komuniteteve në kuadër të Kabinetit të kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Srdjan Popoviæ dhe drejtori i Zyrës për Qeverisje të Mirë në kuadër të Kabinetit të kryeministrit të Republikës së Kosovës, z.Habit Hajredini.

Në këtë debat publik, z. Kinolli- zëvendës i parë i kryetarit të Komisionit, përveç tjerash, theksoi se ky plan aksional është miratuar nga Qeveria e Kosovës qysh në vitin e largët 2009, dhe sipas informatave nga terreni ky Plan aksional nuk është zbatuar në tërësi në terren dhe se ka shumë të meta. Në vazhdim, z. Kinolli theksoi se Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, në afatin sa më të shkurtër të dalë në terren për ta mbikëqyrë zbatimin e Planit aksional.

Në vazhdim të debatit publik, z. Agim Çeku- ministër i Forcës së Sigurisë së Kosovës, theksoi se, në kuadër të kësaj Ministrie vepron Zyra për Komunitete dhe në përbërjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës ka gjithsej 53 pjesëtarë të komunitetit rom, ashkalinjë e egjiptas. Prej tyre 30 janë egjiptas, 20 ashkalinjë dhe 3 rom. Në fund të diskutimit, ministri Çeku theksoi se në FSK nuk ka diskriminim në baza etnike dhe se të gjithë pjesëtarët janë janë të barabartë, por ka probleme sa i përket rekrutimit të komunitetit rom dhe këtë, para së gjithash, për shkak se nuk kanë përgatitje përkatëse dhe për shkak të mosnjohjes së gjuhëve zyrtare në Kosovë.

Ministri i Administratës Publike, z. Jağcilar, theksoi se, sipas të dhënave që i kemi në dispozicion në këtë Ministri, në institucionet e Kosovës janë të punësuar gjithsej 239 pjesëtarë të komunitetit rom, ashkalinjë e egjiptas. Prej tyre: 68 egjiptas, 122 ashkalinjë dhe 149 rom.

Ministri i Ministrisë për Komunitete e Kthim, z.Jeftiæ, tha se kjo Ministri nuk ka asnjë të punësuar nga këto komunitete, por deri më tani kjo Ministri, për të kthyerit nga këto tri komunitete, i ka ndërtuar 410 shtëpi dhe kemi një plan që, për pjesëtarët e këtyre komuniteteve që do të kthehen nga Maqedonia, dhe Mali i Zi, me ndihmën financiare të UE-së dhe Ambasadës amerikane në Podgoricë, të realizohen dy projekte për ndërtimin e objekteve banesore dhe shtëpive.

Zëvendësministri i Ministrisë për Arsim, Shkencë e Teknologji, z. Baldži, theksoi se sipas të dhënave me të cilat disponon kjo Ministri, në lëmin e arsimit në tërë territorin e Kosovës gjithsej janë 7.260 nxënës të këtyre tri komuniteteve. Prej tyre: 1.296 rom, 1.109 egjiptas dhe 4.855 ashkalinjë. Në vazhdim z. Baldži theksoi se njëherit në sistemin arsimor të Kosovës janë punësuar gjithsej 60 punëtorë të komuniteit rom, ashkalinjë dhe egjiptas. Në fund të diskutimit të vet, z. Baldži tha se në Universiteitn shtetërorë, për pjesëtarët e këtyre tri komuniteteve, sipas Urdhëresës administrative, ju mundësohet regjistrimi në bazë të kritereve të kërkuara.

Zëvendësminisri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, z. Rašiæ, theksoi se, sipas të dhënave që i ka në dispozicion, në Policinë e Kosovës janë të punësuar gjithsej 41 pjesëtarë të këtyre komuniteteve. Prej tyre: 16 rom, 19 egjiptas dhe 6 ashkalinjë. Në vazhdim z.Rašiæ theksoi se në fushën e Sigurisë së përgjithshme, edhe këta pjesëtarë të komuniteteve i kanë të drejtat e njëjta sikur pjesëtarët e komuniteteve tjera të cilët jetojnë dhe punojnë në Kosovë, dhe se nuk ka kurrfarë diskriminimi.

Në fund të këtij debati publik, u tha se duhet bërë më shumë për punësimin e një numri më të madh të pjesëtarëve të këtyre komuniteteve, si në nivelin qendror, në atë lokal dhe në ndërmarrjet publike, dhe duhet që Plani aksional për zbatimin e Strategjisë për integrimin e komuniteit rom, ashkalinjë e egjiptas, të zbatohet në tërësi në terren.

Debat publik për mbikëqyrjen e Planit aksional për zbatimin e Strategjisë për integrimin e komunitetit rom, ashkalinjë dhe egjiptas, 2009-2015.