Lajmet e fundit
Kryekuvendari Krasniqi do të takohet me Komisionin për Çështje Evropiane nga Parlamenti i Maqedonisë
E Mërkure, 22.05.2013
Nesër, më 23 maj, Komisioni për Çështje Evropiane nga Parlamenti i Maqedonisë do të vizitojë Kosovën. Në kuadër të kësaj vizite ky komision, i kryesuar nga Hajrula Misini, do të ketë një takim të veçantë me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, dr. Jakup Krasniqi. Komisioni nga Maqedonia do të takohet edhe me Komisionin për Integrime Evropiane dhe me Komisionin për të Drejtat e Njeriut,Barazi Gjinore,Persona të Pagjetur dhe Peticione.
Agjenda e takimeve në Kuvend:
9.00 Takim me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës,
dr. Jakup Krasniqi
Vendi: Kabineti i kryetarit
Mediat: Vetëm pamje
09.45 Takim me Komisionin për Integrime Evropiane
Vendi: Ndërtesa e Kuvendit, salla C-301
10.45 Konferencë e përbashkët për media e z. Lutfi Haziri dhe z. Hajrula Misini
11.00 Takim me Komisionin për të Drejtat e Njeriut,Barazi Gjinore,Persona të Pagjetur dhe Peticione.
Vendi: Ndërtesa e Kuvendit, salla C- 301