Lajmet e fundit

Kryekuvendari Krasniqi priti një delegacion të Shoqatës së familjarëve të dëshmorëve të UÇK-së

E Marte, 21.05.2013




Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, kishte sot një takim me kryetarin e Shoqatës së familjarëve të dëshmorëve të UÇK-së, z. Xhavit Jashari dhe kryetarët e degëve të shoqatës. Me këtë rast u bisedua lidhur me qasjen ndaj shënimit të ngjarjeve të së kaluarës dhe të luftës së fundit në Kosovë. U tha se duhet të caktohet një kalendar i shënimit të ngjarjeve të mëdha, si fryt i të cilave është çlirimi dhe ndërtimi i shtetit të sotëm të Kosovës. Për këtë është e nevojshme të arrihet koncenzus i plotë edhe i të gjitha grupeve parlamentare brenda Kuvendit. Kjo do të ishte mënyra më e mirë e nderimit të të rënëve për liri dhe viktimave të luftës . Duke vepruar kështu, Kuvendi do t' i përmbahej njëkohësisht funksionit kryesor që ka, atij ligjvënës.

Kryekuvendari Krasniqi  priti një delegacion të  Shoqatës së familjarëve të dëshmorëve të UÇK-së