Lajmet e fundit
Kryetarja e GDR-së, Ganimete Musliu, priti një grup të rinjsh nga Shoqata e të Shurdhërve të Kosovës
E Premte, 17.05.2013
Kryetarja e Grupit të Deputetëve të Rinj, Ganimete Musliu, ka pritur sot sektorin e rinisë nga Shoqata e të Shurdhërve të Kosovës. Kjo vizite erdhi pas bashkëpunimit të shkëlqyeshëm në mes të deputetes Musliu dhe shoqatës në fjalë, bashkëpunim që rezultoi me sukses që seancat e rregullta të Kuvendit të Kosovës, po përcillen edhe me interpet të gjuhës së shenjave.
Vizitorët e falënderuan përzemërsisht deputeten Musliu për të gjitha që ajo ka bërë dhe po bën për këtë komunitet në Kosovë.
Në anën tjetër deputetja Musliu u shpreh e gatshme që bashkëpunimi ndërmjet tyre të vazhdojë edhe në të ardhmen, deri në realizimin e plotë të nevojave që ka ky komunitet, deri në integrimin e tij të plotë në shoqërinë e Kosovës.
Mysafirët i bënë një vizitë edhe ambienteve të Kuvendit.