Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa

E Premte, 17.05.2013




Komisioni për Buxhet dhe Financa i Kuvendit të Republikës së Kosovës, i kryesuar nga Safete Hadërgjonaj, kryetare, ka shqyrtuar sot tri raporte vjetore financiare të agjencioneve të pavarura.
Komisioni rishqyrtoi raportin financiar vjetor të Zyrës Rregullative për Energji (ZRRE) për vitin 2012, me raportin plotësuar, sipas kërkesës së deputetëve. Sidoqoftë, përkundër të dhënave shtesë, komisioni nuk e përkrahu raportin, me kërkesën që ZRRE-së t'i bëhet auditimi i performancës nga ana e Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm.
Në vazhdim, u shqyrtua raporti i Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore, të cilin e prezantoi përfaqësuesja e këtij Këshilli, Adelina Sopi. Komisioni e përkrahu raportin, duke kërkuar, njëkohësisht, sjelljen e disa të dhënave shtesë lidhur me rrjedhën e shpenzimeve buxhetore në kategorinë e pagave dhe mëditjeve.
Po ashtu, me kërkesën për sjelljen e të dhënave më të hollësishme për pagat, u përkrah edhe Raporti financiar vjetor i Këshillit të Pavarur për Shërbimin Civil të Kosovës për vitin 2012.

Nga mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa