Lajmet e fundit

Vazhdimi i seancës plenare të 16 majit

E Premte, 17.05.2013




Në vazhdimin e sotëm të seancës plenare të 16 majit të Kuvendit të Kosovës, të kryesuar nga dr. Jakup Krasniqi, kryetar i Kuvendit, në rendin e ditës ishte votimi i tri raporteve, një kërkese të FKPK-ws dhe të Komisionit ad-hoc. Për këto pika debati ishte kryer, por në mungesë të kourumit, nuk u votua në mbledhjen e djeshme, ndaj në mbledhjen e sotme u bë votimi i tyre.
Kuvendi me shumicë votash miratoi Raportin vjetor të punës të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale për vitin 2012,Raportin vjetor të Komisionit të Pavarur për Media për vitin 2012,Raportin e punës të Institutit Gjyqësor të Kosovës për vitin 2012, Kërkesën e Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për miratimin e tarifave vjetore për vitin 2013 dhe formimin e Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e një anëtari të Komisionit të Pavarur për Media.

Vazhdimi i seancës plenare të 16 majit