Lajmet e fundit

Anëtarët e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë vizituan AKI-në

E Mërkure, 15.05.2013




Anëtarët e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), të prirë nga kryetari, Florin Krasniqi, i shoqëruar nga Fadil Demaku nënkryetar dhe anëtarët e tjerë të Komisionit: Bekim Haxhiu, Haki Demolli, Ukë Rugova dhe Imri Ahmeti, vizituan sot Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë.

Komisioni u prit nga drejtori i kësaj Agjencie, Bashkim Smakaj, me të cilin u diskutua për punën e Agjencisë, rolin e saj në ofrimin e sigurisë ndaj kërcënimeve të mundshme ndaj vendit, ndihmën e ofruar nga ana e Komisionit në kryerjen e detyrave të saj, si dhe për koordinimin e aktiviteteve midis dy institucioneve brenda kompetencave të përcaktuara me ligj.