Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik...
E Mërkure, 15.05.2013
Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë,Tregti dhe Industri i Kuvendit të Kosovës, në mbledhjen e sotme kryesuar nga Zenun Pajaziti, shqyrtoi Raportin e Zyrës Rregullative të Energjisë (ZRRE) për vitin 2012.
Lidhur me Raportin e kësaj Zyreje, njoftoi drejtori i saj, Enver Halimi. Ai me këtë rast foli për të arriturat sfidat dhe vështirësitë që ata kanë në përmbushjen e detyrimeve. Ai njoftoi edhe për planet e ZRRE-së në të ardhmen. Anëtarët e Komisionit, ndërkaq, pas përgjigjeve që morën nga përfaqësuesi i ZRRE-së Halimi, e miratuan Raportin, dhe kërkuan nga ai që para shqyrtimit të tij në mbledhje plenare Raporti të jetë i kompletuar me të dhëna shtesë.