Lajmet e fundit

Kryeparlamentari Krasniqi priti një delegacion nga Shoqata e naftëtarëve të Kosovës

E Mërkure, 15.05.2013




Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, ka pritur sot në takim një delegacion nga Shoqata e naftëtarëve të Kosovës, të kryesuar nga Fadil Berjani.

Berjani paraqiti shqetësimet e anëtarëve të kësaj shoqate lidhur me përmbajtjen e Projektligjit për tregti me naftë dhe produkte të naftës në Kosovë. Ai shtroi nevojën e ndryshimit të Nenit 5, pika 7, të këtij projektligji, i cili, sipas tij, me përmbajtjen aktuale krijon monopol në sektorin e naftës në Kosovë dhe dëmton bizneset e vogla e të mesme.

Kryetari Krasniqi pasi dëgjoi shqetësimet e naftëtarëve, vlerësoi se krijimi i mundshëm i monopoleve, në cilindo sektor, bie në kundërshtim me Kushtetutën e vendit dhe për pasojë, dëmton bizneset e vogla dhe të mesme, në mënyrë të veçantë, qytetarët. Kryetari i Kuvendit vlerësoi se Kosovës i duhen ligje sipas standardeve ndërkombëtare dhe që stimulojnë bizneset e kësaj kategorie.

Kryeparlamentari Krasniqi priti një delegacion nga Shoqata e naftëtarëve të Kosovës