Lajmet e fundit
Anëtarët e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, u takuan me përfaqësuesit e UE-së për mbrojtjen e trashëgimisë fetare e kulturore të serbëve në Kosovë, z. D
E Marte, 14.05.2013
Anëtarët e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, sot u takuan me përfaqësuesit e UE-së për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore e fetare të serbëve në Kosovë, z.Moschopoulosom dhe z. Rickut Sprytom.
Në këtë takim, përfaqësuesit e UE-së për mbrojtjene e trashëgimisë kulturore e fetare të serbëve në Ksoovë, z. Dimitris Moschopoulos dhe z. Rickut Spryt. Duke u falënderuar për pritjen që ju bë nga anëtarët e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, interesim të posaçëm patën për zbatimin në terren të Ligjit për Hoçën e Madhe dhe Ligjit për Qytetin Historik të Prizrenit.
Në vazhdim të takimit, anëtarja e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, zonja Jasmina ivkoviæ, theksoi se nga Komisioni është formuar Grupi i punës për mbikëqyrjene e implementimit në terren të Ligjit për Hoçën e Madhe dhe Ligjit për Qytetin Historik të prizrenit, ku edhe është kryesuese. Ky Grup ideri më tash i ka paraqitur kërkesë Komunës së prizrenit dhe asaj të rahovecit, si dhe Ministrisë për Financa e Ekonomi, Ministrisë për Mjedis dhe Planifikim Hapësinor, në lidhje me implementimin e këtyre ligjeve në terren. Duke shprehur shqetësim në lidhje me implementimin e këtyre ligjeve deri më tani, zonja ivkoviæ theksoi se në implementimin e këtyre ligjeve në terren ka probleme për shkak të implikimeve buxhetore, por nevojitet edhe ndihma e gjithmbarshme e Kuvendit të Kosovës, e Qeverisë së Kosovës, e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, e organizatave ndërkombëtare dhe ndihma e gjithmbarshme edhe e pushtetit lokal dhe përfaqësuesve të Kishës ortodokse serbe në Kosovë.
Në vazhdim, duke u ndërlidhur në diskutim, përfaqësuesi i UE-së për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore e fetare të serbëve në Kosovë, z.Dimitris Moschopoulos theksoi se UE është e intersuar që të ruhet trashëgimia kulturore e fetare e serbëve në Kosovë dhe që ajo sa më tepër të përparohet. Z. Moschopoulos theksoi se UE , për zbatimin e këtyre dy ligjeve në terren, ka formuar Këshillin Mbikëqyrës dhe po bënë gjithçka që këto dy ligje të zbatohen në terren. Pastaj z. Moschopoulos theksoi se, në lidhje me zbatimin konsekuent të këtyre dy ligjeve në terren, ndihmesë të madhe kanë edhe nga Qeveria e Kosovës, por në zbatimin e tyre ka pak probleme në nivelin lokal, para së gjithash për shkak të disa mospajtimeve që kanë pushtetet lokale me Kishën ortodokse serbe. Në fund, duke theksuar se këto dy ligje janë në përbërje të Planit të Ahtisarit për Kosovën, dhe si të tilla duhet të zbatohen në tërësi, z. Moschopoulos tha se tash për tash në Komunën e Prizrenit, kanë filluar të jepen rezultatet e para në implementimin e Ligjit për Qytetin Historik të Prizrenit.
Anëtarët tjerë të Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim e sidomos pjesëtarët e popullit shumicë, theskuan se janë shumë të interesuar që, në tërë hapësirën e Kosovës, të ruhen objektet fetare dhe trashëgimia kulturore e të gjitha bashkësive fetare dhe gjithashtu janë të interesuar që në terren, në tërësi, të zbatohet Ligji për Hoçën e Madhe dhe Ligji për Qytetin Historik të Prizrenit.