Lajmet e fundit

Ambasada Franceze përkrah GGD-ën për blerjen e mamografit mobil

E Marte, 14.05.2013




Sot, në Kuvendin e Republikës së Kosovës u nënshkrua Memorandumi i Mirëkuptimit mes Grupit të Grave Deputete dhe Ambasadës së Republikës së Francës në Kosovë. Memorandumi ka të bëjë me përkrahjen financiare që Ambasada Franceze do t' i japë iniciativës së GGD-ës për blerjen e Mamografit -Mobil, ndërsa kjo përkrahje kap shumën prej 5 000 euro. Memorandumet u nënshkruan nga kryetarja e GGD-ës, znj. Teuta Sahatqija dhe shkëlqesia e saj, znj. Maryese Davit, ambasadore e Francës në Kosovë.

Fillimisht kryetarja Sahatqija e njoftoi znj. Daviet lidhur me angazhimet e GGD-ës dhe bashkëpunimin që kanë deputetet mes vete për të përmirësuar pozitën e gruas në shoqëri, si dhe jetën dhe mirëqenien e qytetarëve.

Shkëlqesia e saj, znj. Daviet, përgëzoi GGD-ën për këtë iniciativë, duke theksuar se është e impresionuar me angazhimin e deputeteve. Kjo është nismë që meriton përkrahje dhe është në dobi të popullit të Kosovës, kurse Ambasada Franceze do ta përkrahë atë dhe është e interesuar të vazhdojë bashkëpunimin me GGD-ën.

Në këtë ceremoni morën pjesë edhe deputetet Donika Kadaj Bujupi dhe Alma Lama.

 

Ambasada Franceze përkrah GGD-ën për  blerjen e mamografit mobil