Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa

E Mërkure, 08.05.2013




Komisioni për Buxhet dhe Financa i Kuvendit të Republikës së Kosovës, i kryesuar nga Safete Hadërgjonaj, kryetare, ka shqyrtuar sot tri raporte vjetore financiare dhe dy projektligje me amendamente të komisioneve funksionale.

Raportin financiar të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave për vitin 2012, para komisionit e paraqiti kryesuesi i Bordit të këtij autoriteti, Halit Gara, i cili prezantoi të dhënat lidhur me shpenzimet buxhetore gjatë vitit të kaluar.

Komisioni e përkrahu raportin dhe i rekomandoi seancës plenare miratimin e tij.

Komisioni përkrahu, gjithashtu, edhe raportin financiar të Agjencisë Kundër Korrupsionit, i cili u prezantua nga drejtori i kësaj agjencie, Hasan Preteni.

Përfaqësuesve të Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, ndërkaq, iu kërkuan të dhëna shtesë lidhur me shpenzimet e agjencisë gjatë vitit të kaluar.

Në vazhdim, komisioni përkrahu Projektligjin për produktet e ndërtimit dhe atë për treguesit gjeografikë, me amendamentet e komisioneve funksionale, pasi vlerësoi se ato nuk përmbajnë implikime shtesë buxhetore.

Nga mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa