Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim
E Premte, 26.04.2013
Sot, në mbledhjen e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, të cilën e kryesoi Goran Marinkoviq, kryetar, janë shqyrtuar pesë p/ligje, dhe atë : P/ligji nr. 04/L-131 për skemat pensionale të financuara nga shteti me amendamente të Komisionit Funksional për Punë, Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale; shqyrtimi i P/ligjit nr. 04/L-134 për përdorimin, qeverisjen dhe mirëmbajtjen e ndërtesave në bashkëpronësi me raport dhe amendamente të Komisionit Funksional për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Planifikim Hapësinor, shqyrtimi i P/ligjit nr. 04/L-177 për dërgimin e FSK-së jashtë shtetit me raport dhe amendamente të Komisionit Funksional për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e FSK-së, shqyrtimi i P/ligjit nr. 04/L-179 për komunikacionin rrugor me raport dhe amendamente të Komisionit Funksional për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, si dhe shqyrtimi i P/ligjit nr. 04/L-191 për blegtori, me raporte dhe amendamente të Komisionit Funksional për Bujqësi.
Pas debatit gjithëpërfshirës anëtarët e Komisionit e përkrahen procedimin e pesë p/ligjeve Kuvendit të Kosoves për miratim.