Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim
E Enjte, 02.05.2013
Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, i kryesuar nga z. Elmi Reçica- nënkryetar i parë, sot mbajti mbledhje ku e shqyrtoi Projektligjin nr. 04/L-193 për avokatinë, me Raportin dhe amendamentet e Komisionit funksional për Legjislacion.
Në këtë mbledhje, përveç anëtarëve të Komisionit, morën pjesë edhe përfaqësuesit e OSBE-së dhe të Ambasadës së Zvicrrës në Prishtinë.
Pas diskutimit gjithëpërfshirës dhe votimit, anëtarët e Komisionit miratuan Projektligjin nr.04/L-193 për avokatinë, me Raportin dhe amendamentet e Komisionit funksional për Legjislacion.