Lajmet e fundit
Anëtarët e Komisionit për Ekonomi... u takuan me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ian Cliff dhe me përfaqësuesin e British Telecom, Andrew Bullock
E Marte, 30.04.2013
Anëtarët e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë,Tregti dhe Industri, në një takim me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ian Cliff dhe me përfaqësuesin e British Telecom, Andrew Bullock, u njoftuan me rolin e British Telecom-it në privatizimin e PTK-së.
Përfaqësuesi i British Telecom-it, Bullock, pasi foli për eksperiencën e kësaj kompanie me renome ndërkombëtare, vuri në spikamë angazhimet e tyre në shumë vende të botës dhe rolin e tyre në zhvillimin e telekomit. Ai po ashtu tha se angazhimet e tyre në këtë fushë i bëjnë me vëmendje të posaçme, duke e pasur parasysh reputacionin në rritje të British Telekom-it.
Sa i përket kompanisë e cila ka fituar në ofertën për privatizimin e PTK-së, Bullock nuk dha sqarime të detajuara. Lidhur me këtë, ai tha se kompania fituese vie nga fusha e telekomit, ndërkaq, British Telecom-i i ka ofruar asaj ekspertizën teknike për PTK-në.
Ambasadori Cliff me këtë rast, përshëndeti privatizimin e PTK-së dhe falënderoi Komisionin për pritjen dhe interesimin e treguar.
Në emër të Komisionit, ndërkaq, mysafirët i përshëndeti dhe i falënderoi për vizitën kryetari i Komisionit, Zenun Pajaziti.