Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së

E Marte, 30.04.2013




Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së, kryesuar nga kryetari i komisionit, Ahmet Isufi, u shqyrtua dhe u përkrah për procedim në mbledhjen e Kuvendit, Raporti vjetor i punës së Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Me këtë rast u theksua fakti se në këtë agjensi ka shumë pak ankesa nga qytetarët, ngase ata nuk janë të informuar për ekzistimin dhe funksionimin e Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Anëtarët e komisionit duke vlerësuar raportin si të përgatitur mirë, thanë se krahasuar me raportin paraprak ka një përparim të dukshëm. Ndërsa, ata shtuan se kjo agjensi ka pasur një fond të vogël, megjithëse ky fond është menaxhuar mirë.

Tutje, anëtarët e komisionit diskutuan edhe për vizitat që ata do t'i zhvillojnë në institucionet të cilat i mbikëqyrin. Me këtë rast u tha se në javën e ardhshme ata do të vizitojnë Qendrën e Situatave.

Mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së