Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit për Legjislacion
E Hënë, 29.04.2013
Në mbledhjen e Komisionit për Legjislacion, të kryesuar nga Arben Gashi, kryetar i komisionit, u shqyrtua dhe u përkrah raporti vjetor i Institutit Gjyqësor të Kosovës, për vitin 2012, si dhe raporti me amendamente i Komisionit Funksional në Projektligjin nr. 04/L- 191 për Blegtorinë.
Tutje, anëtarët e komisionit përkrahën Projektligjin për Avokatinë, ndërsa me disa vërejtje u përkrah edhe raporti me amendamente i Komisionit Funksional në Projektligjin Nr. 04/L-179 për transportin rrugor.
Më tej anëtarët e Komisionit kërkuan nga komisioni funksional që raporti me amendamente i Komisionit Funksional në Projektligjin nr. 04/L- 131 për skemat pensionale të financuara nga shteti, të harmonizohet me rekomandimet e dala nga seanca plenare.
Në vijim u shqyrtua edhe Projektligji për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të pronës. Propozimi i nënkryetarit të komisionit Behar Selimi, për formimin e grupit të punës për këtë projektligj, mori vota të barabarta. Me këtë rast u theksua se për këtë çështje do të vendos seanca.