Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit për Arsim,Kulturë, Rini, Sport, Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media
E Hënë, 29.04.2013
Komisioni për Arsim, Kulturë, Rini, Sport, Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media, në mbledhjen e sotme të kryesuar nga Idriz Vehapi, kryetar i Komisionit, miratoi në parim Projektligjin për mbrojtjen e burimeve të gazetarisë.
Ndërkaq, lidhur me Raportin e Qeverisë së Kosovës për gjendjen në Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës dhe Raportin vjetor të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës për vitin 2012, Komisioni vendosi t'i shqyrtojë në një nga mbledhjet e radhës, në të cilën do të jenë të ftuar edhe sponsorizuesit e këtyre raporteve.